Bedri Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva
Kryetar i Mitrovicës dhe ish ministri i Financave, Bedri Hamza shprehet i bindur se po të ishte ai ministër në vend të Hekuran Muratit, nuk do të lejohej që greva të mbahej.
“Me qenë ministër, me kërkesat aktuale që i kanë, as që e kisha leju me ndodh greva”, tha ai në T7.
I pyetur se me çfarë metoda do t’i ndalte grevat, Hamza tha që fillimisht duhej bërë ligji i pagave.
“Me çfarë metode?! E para u dashtë me u bo ligji i pagave shumë më herët, me u adresu vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, me i inkorporu në ligj, me procedu ligjin, jo me prit 3 vjet. Sikur ligji të kish kalu në vitin 2020, grevat sot skishin ndodh”, ishte përgjigja e Hamzës.
Që nga 25 gushti, BSPK ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.
Kujtojmë që nesër pritet takimi i kryeministrit Albin Kurti me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.