Bedri Hamza në Hagë - Takohet me Thaçin, Veselin, Selimin e Gucatin - NACIONALE

Bedri Hamza në Hagë - Takohet me Thaçin, Veselin, Selimin e Gucatin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka njoftuar se ka pasur një vizitë në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Atje ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veelin, Rexhep Selimin e Hysni Gucatin.

NJOFTIMI:

Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!

Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.

Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.

Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë.

Lajme të ngjashme