Bedri Hamza e shkarkon dhe e denoncon në Polici drejtorin për Kulturë në Mitrovicë
Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës, e ka shkarkuar drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Fahri Jasharin.
Vendimi është marrë më 5 gusht.
Lajmin e ka konfirmuar Bedri Hamza për Kallxo.com.
“E kam shkarkuar nën dyshimin e bazuar se ka mundur të ketë shkelje ligjore. Janë marr të gjitha masat e nevojshme. Rasti është i denoncuar. Në raport me ligjin nuk kam kompromis me askënd. Janë marr të gjitha masat e nevojshme që buxheti i Komunës mos të dëmtohet, mirëpo ka të bëjë me një kontratë për subvencione që mendoj se ka pasur shmangie prej procedurave ligjore dhe ka pasur ndryshim të shumave në kontratë”- tha Hamza.