BE thirrje për “deparshkallëzim” të situatës në veri: Qe muaj e muaj ka hapa të njëanshëm
Bashkimi Evropian pret “deparshkallëzim” të situatës në veri të Kosovës, ka thënë zëdhënësi Peter Stano, i cili qortoi qeverinë kosovare për “hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.
Kjo është edhe arsyeja, tha Stano, se pse BE në rend të parë ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës që nga qershori i vitit të kaluar.
“Natyrisht se jemi në dijeni për situatën në veri, për muaj e muaj të tërë ne kemi parë hapa të njëanshëm dhe të pakoordinuar, të cilat shpien në përshkallëzime të reja. Eskalimet konstante janë arsyeja se pse Bashkimi Evropian i ka vendosur masat ndaj Kosovës”, tha Stano në konferencën e tij ditore për media.
“Natyrisht se ne presim nga institucionet në Prishtinë dhe nga Qeverisa e Kosovës që të marrin hapat e nevojshëm për depërshkallëzim të situatës, të njëjtën gjë ne po e presim po ashtu nga ana serbe. Të dyjat palët kanë këtu kanë lëshime dhe obligime dhe detyrime në të dyja anët që të bëjnë çdo gjë që të ndalin depërshkallëzimet”, ka thënë Stano.