BE të ndalojë “së lëmuari” Vuçiqin, thotë ish-ambasadori amerikan
Duke rishpërndarë një artikull përmbledhës të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës rreth sulmin paramilitar dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit, ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, e ka gjetur mjaft bindës me ç’rast edhe ka kërkuar që Bashkimi Evropian “të ndalojë së lëmuari” Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Shkrim interesant rreth pjesëmarrjes serbe në sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës që vrau një oficer policor. BE përnjëmend duhet të ndalojë së lëmuari Vuçiqin”, ka shkruar Delawie në rrjetin e tij në “X”.
Interesting piece about Serbian participation a terrorist attack in Kosovo's Banjska that killed one police officer. The EU really needs to stop coddling Vucic. https://t.co/C0rRlCdeOS
— Ambassador Greg Delawie (@GregDelawie) October 29, 2023