"Vendime që nuk i ndihmojnë njerëzit, përkundrazi": BE sërish "e shqetësuar" për ndalimin e dinarit dhe institucionet paralele - NACIONALE

"Vendime që nuk i ndihmojnë njerëzit, përkundrazi": BE sërish "e shqetësuar" për ndalimin e dinarit dhe institucionet paralele

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nisma e udhëhequr nga Ministria e Brendshme për të mbyllur disa institucione paralele serbe në komunat (jugore) të banuara me shumicë serbe si dhe ndalimi me doemos i menjëhershëm i valutës serbe “janë shqetësuese”, ka thënë sërish zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke vlerësuar se këto veprime mund të sjellin “përkeqësim të situatës në terren”.

BE – e cila vlerëson se Statusi i këtyre institucioneve duhet të zgjidhet përmes dialogut të Brukselit dhe shkrirjen e tyre në Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe – ka thënë se “ato veprime nuk japin kontribut për të qetësuar situatën dhe për të ndihmuar që njerëzit të ndihen se jeta e tyre po bëhet më e mirë”.

Krejt e kundërta”, ka konstatuar Stano, ndërsa vendimet e qeverisë kosovare i ka quajtur “të njëanshme”.

Lajme të ngjashme