BE reagon për sulmin në Rusi: Jemi të tronditur e të tmerruar, dënojmë sulmet kundër civilëve
Bashkimi Evropian ka reaguar pas sulmit në Rusi, që la të vrarë të paktën 40 persona.
Në një reagim përmes zëdhënësit, Peter Stano, BE-ja ka thënë se janë “të tronditur e të tmerruar” nga raportet për sulm terrorist.
“BE-ja dënon çdo sulm kundër civilëve. Mendimet tona janë me qytetarët rus që janë prekur nga kjo.” – ka thënë ai.
Russia: 🇪🇺 is shocked and appalled by the reports of a terrorist attack in the Crocus City Hall in Moscow.
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 22, 2024
The EU condemns any attacks against civilians.
Our thoughts are with all those Russian citizens affected.
Ndryshe, shteti Islamik, ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin pranë Moskës.
“BBC” raporton që sipas “Reuters”, Shteti Islamik ka pretenduar të kenë kryer sulmin, përmes një njoftimi në kanalin e tyre në Telegram.
Megjithatë, ky raport nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.