BE publikon agjendën: Kurti e Vuçiq do të flasin për zbutjen e tensioneve - NACIONALE

BE publikon agjendën: Kurti e Vuçiq do të flasin për zbutjen e tensioneve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet që të takohen këtë të enjte në Bruksel. Një vit nga takimi i tyre i fundit në kuadër të dialogut, e pak muaj nga darka e famshme në Bruksel, të dy pritet që të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve.

Bashkimi Evropian e ka bërë publike agjendën e takimit, i cili pritet të fillojë në orën 10:30.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, takimi ka fokus rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu, në komunikatë është bërë e ditur se do të diskutohen edhe çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve.

“Të enjten, më 18 gusht, do të mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel. Me në krye Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell, dialogu do të mbështetet nga Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajčák me pjesëmarrës presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Takimi do të fillojë në orën 10:30 dhe do të ketë në fokus përparimin në Dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit. Gjithashtu në takim do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensionit aktual në terren”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Veç kësaj, kryediplomati evropian, Josep Borrell do të mbajtë takime të ndara me Kurtin e Vuçiq, derisa në fund, do të ketë edhe një konferencë për media nga vetë ai.

Vlen të theksohet se ky takim vjen pas tensioneve në veri të vendit më 31 korrik, një ditë para zbatimit të reciprocitetit.

Lajme të ngjashme