BE për deklaratat e luftës: Do të mbahen përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës - NACIONALE

BE për deklaratat e luftës: Do të mbahen përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian, ka bërë kërkesë që liderët politikë në Kosovë e Serbi, t’i japin menjëherë fund deklaratave nxitëse.

BE është e shqetësuar për deklaratat të fundit nga liderët e Kosovës e Serbisë, ku përmendej lufta e konflikti.

Sipas deklaratës së BE-së, dërguar nga zëdhënësi, Peter Stano thuhet se BE do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon, transmeton REL.

Rritja e retorikës nxitëse kohëve të fundit nga ana e zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, në veçanti deklaratat rreth luftës dhe konfliktit në Ballkanin Perëndimorë paraqesin shqetësim të madh. Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të qoj deri tek ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, thuhet në këtë deklaratë.

Po ashtu nga BE bëhet thirrje që të dyja palët menjëherë t’i japing fund armiqësive mes tyre.

Kurti kishte deklaruar se në komunat veriore të Kosovës, më 31 korrik, pati rrezik për përshkallëzim të situatës në konflikt të armatosur, “për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd”.

Përderisa presidenti i Serbisë, Akeksandër Vuçiq kishte thënë se ka informacione për plane se në veri të Kosovës po përgatitet “likuidimi i popullit tonë”, duke iu referuar popullsisë serbe që jeton në Kosovë.

Lajme të ngjashme