BE “mirëpret” thirrjen e Vuçiqit për rikthimin e serbëve në institucionet e Kosovës
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur thirrjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, drejtuar serbëve të Kosovës për t’u rikthyer në institucionet e Kosovës.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.
Kujtojmë se serbët ishin dorëhequr nga institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022 pikërisht në urdhër të Beogradit.