BE kërkon kompromise nga liderët politikë në Kosovë për avancimin e rrugës evropiane - NACIONALE

BE kërkon kompromise nga liderët politikë në Kosovë për avancimin e rrugës evropiane

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se BE-ja pret që skena politike në vend të tregojë gatishmëri për kompromise.

Në një deklaratë për KosovaPress, Palatova theksoi se Bashkimi Evropian dëshiron ta shohë Kosovën duke vazhduar rrugën e saj drejt integrimit evropian, por shtoi se përparimi në këtë drejtim kërkon përgjegjësi dhe dakordim politik.

“Duam që Kosova të vazhdojë në rrugën evropiane. Duam të shohim kompromise këtu, një udhëheqje politike që bën kompromise politike, në mënyrë që të përparoni në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ajo.

Lajme të ngjashme