BE kërkon sërish shtyrje të vendimit për ndalim të dinarit - NACIONALE

BE kërkon sërish shtyrje të vendimit për ndalim të dinarit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian sërish është deklaruar rreth vendimti të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalim të dinarit si valutë në katër komunat të banuara me shumicë serbe – që nga 1 shkurti – për çka sërish kanë kërkuar shtyrjen deri në një kohë më të gjatë të këtij vendimi.

Duke pasur parasysh pasojat e mundshme të këtij vendimi në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presim që të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë do të merren parasysh, në përputhje me dialogun e udhëhequr nga BE-ja. po kërkojnë që të vendoset një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni, për të mundësuar negociatat për të gjetur një zgjidhje për këtë problem specifik”, tha Stano.

Stano shprehet se janë “të shqetësuar “ se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) do të afektojë shkollat dhe spitalet në komunitetin serb të Kosovës, pasi siç shton ai, aktualisht nuk ka një proces alternativ pagese në dispozicion për momentin.

Lajme të ngjashme