BE kërkon “sa më parë” zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi: “Është prioritet kryesor i yni” - NACIONALE

BE kërkon “sa më parë” zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi: “Është prioritet kryesor i yni”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në konferencën e tij ditore për shtyp, ka kërkuar që palët – Kosova dhe Serbia – “sa më parë” të nisin zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, dy dakordime të cilat tashmë bëhen një vit që kur janë arritur.

Prioriteti ynë është që palët të nisin zbatimin e marrëveshjes në mirëbesim atë për çka janë zotuar. Prioriteti ynë është që zbatimi të nis sa më parë të jetë e mundshme; në këtë jemi të përqendruar”, ka thënë Stano.

Mund të them që fatkeqësisht nuk ka pasur shumë punë të bërë në zbatim të marrëveshjes, për shkak të qëndrimeve të të dyja palëve”, ka shtuar ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme