BE: Kërkojmë nga Kosova të shtyjë afatin e regjistrimit të veturave edhe për 10 muaj - NACIONALE

BE: Kërkojmë nga Kosova të shtyjë afatin e regjistrimit të veturave edhe për 10 muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe Bashkimi evropian ka kërkuar nga Kosova që të shtyhet afati për regjistrimin e veturave në “RKS” për qytetarët e komuniteti serb.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova që shtyjë këtë afat edhe për 10 muaj shtesë.

"Konkluzat për lirinë e lëvizjes nga viti 2016 përfshijnë një afat kohor për riregjistrim, i cili duhet të ketë edhe udhëzime. Prandaj ne në bazë të këtij procesi i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një afat kohor prej 12 muajsh për riregjistrim. Sipas të njëjtës logjikë, tash kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të shtyjë afatin e tashëm edhe për 10 muaj”, është thënë në përgjigjen e zëdhënësit të BE-së përKohën.

Lajme të ngjashme