BE-ja u kërkon shteteve që ta ulin kërkesën për gaz për 15 për qind deri në pranverë
Bashkimi Evropian publikoi plane emergjente të mërkurën që shtetet ta ulin kërkesën për gaz për 15 për qind deri në mars, duke i paralajmëruar se pa pakësim të madh, ato mund të kenë vështirësi për sigurimin e kësaj lënde gjatë dimrit, nëse Rusia e ndërpret furnizimin.
Evropa po ngutet që ta plotësojë mungesën e gazit para dimrit dhe të ndërtojë një mburojë në rast të kufizimit të furnizimit nga Rusia si hakmarrje ndaj përkrahjes së Perëndimit për Ukrainën.
Disa shtete të BE-së tashmë po ballafaqohen me furnizim të zvogëluar me gaz nga Rusia dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se ka gjasë që të ndalet i tërë gazi rus.
Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një cak vullnetar për të gjitha shtetet e BE-së për ta zvogëluar përdorimin e gazit për 15 për qind nga gushti deri në mars, në krahasim me konsumin e tyre mesatar në periudhën e njëjtë gjatë viteve 2016-2021.