BE-ja ia len 1-sh Kosovës në lirinë e mediave: Kusari publikon detaje nga Raporti i Progresit
Juristja Flutura Kusari ka publikuar disa detaje nga Rapori i Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2023, ku thotë se Kosova është vlerësuar me progres të kufizuar për këtë vit.
Ajo ka thënë se për progresin e kufizuar, është nota më e ulët, pra nota “1-sh”.
“Në fushën e lirisë së medias, Kosova është vlerësuar me limmited progres apo progres i kufizuar, që është nota më e ulët, nota 1sh. Më keq se limmited progres është no progress ose backsliding.” – ka shkruar ajo.
Fjalia tjetër, sipas Kusarit, thotë:
“Rekomandimet e vitit të kaluar të Komisionit nuk janë zbatuar dhe janë ende valide. Dmth këtë fjalen limmited progres Komisioni ka e ka dhënë si dhuratë mos me dalë na keq në krahasim me Serbinë dhe Shqipërinë dhe mirë ka bë, veç mos ta mashtrojme veten brenda në Kosovë”.
Kusari ka treguar edhe shqetësimet tjera, duke përfshirë këtu sigurinë e gazetarëve në veri, e po ashtu, është përmendur edhe pezullimi i licensës për mediumin Klan Kosova.