BE-ja dhe Koreja e Jugut bëjnë thirrje për tërheqjen e trupave të Koresë së Veriut nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian në mënyrë të përbashkët të hënën e dënuan furnizimin e Moskës me armatim nga Koreja e Veriut dhe kërkuan nga shteti komunist që t’i tërheqë trupat që i ka dërguar në Rusi, përderisa Kremlini po zhvillon luftë kundër Ukrainës.
BE-ja dhe Koreja e Jugut po e zhvillonin takimin e tyre të parë të “Dialogut Strategjik” në Seul, pak pasi Uashingtoni dhe Seuli shprehën alarm për dërgimin e trupave nga Koreja e Veriut për ta ndihmuar Rusinë në luftën me Ukrainën, raporton agjencia “Reuters”.
Në një deklaratë të përbashkët, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, kërkuan që të marrë fund “bashkëpunimi i paligjshëm ushtarak” dhe tërheqjen e forcave verikoreane.
Borrelli u takua edhe me ministrin e Mbrojtes të Koresë së Jugut, Kim Yong-hyun.