BE i bën thirrje Kosovës të ketë dialog efikas mes partive për formim të institucioneve - NACIONALE

BE i bën thirrje Kosovës të ketë dialog efikas mes partive për formim të institucioneve

1 orë më parë

nga NACIONALE

BE-ja ka kërkuar që procesi i konstituimit të institucioneve në Kosovë të vazhdojë pa vonesa, duke respektuar Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitonte plotësisht nga mundësitë që ofron rruga e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së për Front Online.

BE-ja ka kërkuar gjithashtu dialog konstruktiv ndërmjet partive dhe zbatim të reformave të kërkuara nga qytetarët.

“Vetëm një dialog efikas dhe konstruktiv ndërmjet partive” do t’i mundësonte Kosovës të avancojë drejt objektivave të saj.

Lajme të ngjashme