BE 'e zhgënjyer' që Siljanovska shmangu emrin 'Maqedoni e Veriut' gjatë ceremonisë së betimit - NACIONALE

BE 'e zhgënjyer' që Siljanovska shmangu emrin 'Maqedoni e Veriut' gjatë ceremonisë së betimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka dënuar betimin e Gordana Siljanovska-Davkovës si Presidente re të Maqedonisë së Veriut pasi shmangu emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë.

Përmes një komunikate, BE-ja ka shprehur keqardhje për veprimin e Siljanovska-Davkova, duke rikujtuar rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë.

"BE shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm. BE-ja rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Lajme të ngjashme