BE dënon sulmet e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke i cilësuar ato si të papranueshme.
Sipas një zëdhënësi të BE-së, sulmet personale ndaj ambasadorit në Ditën e Evropës janë dënuar fuqishëm, ndërsa është theksuar se Gonzato ka ushtruar detyrën me profesionalizëm dhe integritet të plotë. BE-ja ka shprehur gjithashtu besim të plotë në punën e ti, raporton A2CNN.
Deklaratat e Berishës erdhën gjatë aktiviteteve të Ditës së Evropës, ku ai e quajti Gonzaton “ambasador të Edi Ramës” dhe e akuzoi për përcjellje të informacioneve të pavërteta në Bruksel kundër opozitës shqiptare.