BDI: Programi i ri shkollor për klasën e VII-të, i fshin shqiptarët nga tekstet shkollore - NACIONALE

BDI: Programi i ri shkollor për klasën e VII-të, i fshin shqiptarët nga tekstet shkollore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Programi i ri i Byrosë për Zhvillim të Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për lëndën “Histori dhe Shoqëri” në klasën e VII-të përfaqëson një hap prapa dhe një fyerje të rëndë për shqiptarët në këtë vend.

Kështu ka akuzuar sot BDI-ja.

Ky dokument, thonë nga BDI, që duhet të udhëzojë autorët në përgatitjen e librave shkollorë, i injoron plotësisht shqiptarët, kulturën, historinë dhe kontributin e tyre në shtetin tonë të përbashkët.

“Në versionin e mëparshëm të këtij programi, të përgatitur nga qeveria e kaluar, qartazi kërkohej që nxënësit të mësojnë historinë e popullit të tyre dhe të popujve të tjerë që jetojnë në vend. Aty nxitej ndërgjegjësimi për identitetin, bashkëjetesën dhe respektin ndërkulturor. Në programin e ri, këto përmbajtje janë fshirë pa asnjë shpjegim. Mungon çdo përmendje për shqiptarët dhe për rolin e tyre në zhvillimet historike, kulturore dhe shoqërore të këtij shteti. Ky nuk është një ndryshim teknik. Është një mesazh politik – për të krijuar një histori ku shqiptarët nuk ekzistojnë. Është përjashtim i qëllimshëm nga rrëfimi i përbashkët dhe një përpjekje për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj do ta kuptojnë këtë vend dhe ata që jetojnë në të”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme