Baze: Idetë e Kurtit janë kaotike, Osmani sulmuese e Shqipërisë - NACIONALE

Baze: Idetë e Kurtit janë kaotike, Osmani sulmuese e Shqipërisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari nga Shqipëria, Mero Baze ka thënë se "më mirë që ALbin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet" dhe "idetë e tij janë kaotike".

Në një intervistë për Periskopin, Baze ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka ndihmuar Gjykatën Speciale t’i jap arsye përse nuk duhen liruar udhëheqësit e UÇK-së”.

"Që të biem dakord unë nuk jam i shqetësuar që Albin Kurti nuk i ka mbajtur premtimet. Do të ishte më keq t’i mbante. Idetë e tij për zhvillimin e Kosovës janë kaotike, pa asnjë mbështetje reale tek realiteti ekonomik dhe financiar i Kosovës dhe tek modeli ekonomik i tregut. Në këtë aspekt e quaj pozitiv faktin që nuk ka këmbëngulur të vë në jetë idetë e tij si opozitar.", ka thënë ai ndër të tjera.

Më tej, ai ka folur edhe për presidenten Vjosa Osmani, e cila sipas tij "sulmon" Shqipërinë.

"Vjosa Osmani po ashtu e ka kthyer në sport popullor që në fillim të sulmojë Shqipërinë pastaj Serbinë. Kjo është e dëmshme për Kosovën, jo për Shqipërinë. Në Shqipëri as i marrin seriozisht madje, as i njohin kush janë.", ka thënë ai.

Lajme të ngjashme