Baton Haxhiu tregon polemikën me Thaçin për Specialen: Zoti Kryeministër, ky proces është anti-historik - NACIONALE

Baton Haxhiu tregon polemikën me Thaçin për Specialen: Zoti Kryeministër, ky proces është anti-historik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka treguar një polemikë interesante me ish-presidentin Hashim Thaçi gjatë emisionit "Pressing" në T7. Tema kryesore e diskutimit ishte krijimi i Gjykatës Speciale, një institucion që ka qenë i shumë diskutuar në Kosovë që nga formimi i saj.

Haxhiu tha se edhe dy prej të akuzuarve që janë në Hagë, prej vitit 2016 e kanë ditur se si do të përfundojë procesi.

“Kam disa gjëra për të thënë. E para, duhet të pranoj se edhe dy prej tyre që janë në Hagë, prej vitit 2016 e kanë ditur se si do të përfundojë procesi. Që do të akuzohen." - tha ai.

Haxhiu më tej shtoi se ai kishte pasur informacionet e saktë që Hashim Thaçi kishte mbajtur një konferencë për shtyp para se të krijohet Gjykata Speciale dhe kjo ishte arsyeja e polemikës mes tyre.

"Kam pasur informacionet e sakta dhe për çudi unë kam pasur, zoti Thaçi ka pasur një konferencë për shtyp para se të formohej Gjykata Speciale dhe kam pasur një polemikë më të. I kam thënë, zoti Kryeministër, ky proces për votim është anti-historik, është i drejtuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adresimi i Kryeministrit ka qenë në hotelin Swiss Diamond, dhe nga aspekti politik është i paqëndrueshëm.” - pohoi Haxhiu.

Më shumë kontekst: Pas një pritje për më shumë se 2 vjet e gjysmë, ka nisur edhe zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në Hagë u mbajt seanca e parë hapëse ku Prokuroria pati 5 orë kohë për ta thënë fjalën e saj. Përderisa jashtë objektit mijëra protestues ishin mbledhur nga diaspora, duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së.

Ashtu siç u deklaruan qysh kur u arrestuan, ashtu u deklaruan edhe 2 vjet e gjysmë pas. Katër ish-liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e përsëritën se janë të pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës. Disa patën vërejtjet për vonesat në nisjen e gjykimit.

Lajme të ngjashme