Bastisje në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
Në një bastisje të realizuar në një lokal në rrugën "Ismet Krasniqi" në Prishtinë, policia ka gjetur disa persona duke luajtur bixhoz me letra.
Në tavolinë janë sekuestruar 205 euro para të gatshme dhe letrat e lojës. Shtatë persona janë intervistuar si dëshmitarë, ndërsa pronari i lokalit në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.