Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë: A ia arrestoi Pecit policia "punëtorin e vitit"? - NACIONALE

Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë: A ia arrestoi Pecit policia "punëtorin e vitit"?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së enjte ka pasur bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci. Bashkë me zyrtarët policorë, nga objekti është parë duke dalë edhe një zyrtar i këtij institucioni, Bedri Dobra.

Nuk dihet ende nëse Dobra është arrestuar, megjithatë, edhe në pamjet e Nacionales ai shihet i shoqëruar për në veturë nga zyrtarët policorë.

Në vitin që lamë pas, Peci e kishte shpallur Dobrën si “Punëtori i vitit”.

Ai sipas një postimi të Ministrisë së Bujqësisë, ka qenë ushtrues detyre i shefit të Divizionit për Përkrahje Direkte, Politika Tregtare dhe Tregje.

“Bedri Dobra - Punëtori i vitit në MBPZHR!

Profesionalizmi, përkushtimi, vullneti, dëshira dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhje; e karakterizojnë një zyrtar si Bedriu” – thuhej në këtë postim.

Sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, Dobra u mor nga policia pas bastisjes.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, megjithatë, deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

Lajme të ngjashme