Bastisja në banesën e heronjve Fazliu, EULEX: Mandati ynë është vetëm mbështetës
Sot gjatë ditës EULEX ka bastisur banesën e heronjve Fahri e Bahri Fazliut, dy dëshmorëve të Kosovës, ku janë marrë vetëm disa dokumente.
EULEX e ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me këtë bastisje.
Në një përgjigje për Reporteri, EULEX deklaroi se mandati i tyre është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike.
“Në nga viti 2018, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) nuk ka më mandat për të kryer drejtpërdrejt operacionet e kërkimit dhe konfiskimit. Brenda kufijve të mandatit të saj aktual për të mbështetur institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, multietnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane, në lidhje me këto operacionet, mandati i EULEX-it është i kufizuar vetëm në ofrimin e mbështetjes logjistike për autoritetet përkatëse gjyqësore dhe hetuese.” - thuhet në përgjigjen e EULEX-it.