Bastiset edhe shtëpia e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj - NACIONALE

Bastiset edhe shtëpia e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së OVL-së së UÇK-së në, Metush Kryeziu ka bërë të ditur se Gjykata Speciale ka bastisur edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, Isni Kilajt.

Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu është shprehur i indinjuar me bastistjen duke thënë se “janë akte qyqare”.

Ai ka njoftuar se kanë qenë pjestarë të EULEX-it, që e kanë bastisur shtëpinë ish-komandantit Isni Kilaj, ndërsa ka shtuar se "po targetohen të gjithë njerëzit e afërt me Thaçin."

“Çka po ndodhë . pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tash më kjo gjykat ne munges te faktëve po benë spektakel. Turp!”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme