Bastisen tri lokacione në Lipjan, sekuestrohen katër armë pa leje dhe sasi e madhe e municionit
Policia e Rajonit të Prishtinës ka zhvilluar me sukses një operacion në dy fshatra të Komunës së Lipjanit.
Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, policia e rajonit të Prishtinë, ka kryer një operacion bastisjeje në tri lokacione të ndara, në dy fshatra të komunës së Lipjanit.
“Operacioni rezultoi me zbulimin dhe sekuestrimin e katër armëve të zjarrit pa leje;
Një armë automatike të tipit AK47,
Dy armë gjysmë automatikë,
Një revole e tipit ZORAKI, si dhe
Një sasi të konsiderueshme të municionit.
Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy të dyshuarve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, njofton Policia e Kosovës.
Policia tutje tha se ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike dhe respektimin e ligjit.