Bashkësia Islame i bllokon komentet në urimin për Krishtlindje: Ndjekësit të nervozuar me postimin
Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka publikuar urimin e myftiut Tërnava për Dodë Gjergjin, me rastin e Krishtlindjeve.
Por për dallim nga postimet tjera, tek ky postim komentet janë bllokuar, raporton Nacionale.
Kjo duket se për shkak të shumë reagimeve negative që ka pasur postimi nga qytetarët.
Nga më shumë se 600 reagime në postim, rreth 300 prej tyre kanë qenë me emojin “Angry” apo “Të nervozuar”.
Kurse, dhjetëra qytetarë të tjerë e kanë shpërndarë postimin duke e kritikuar Bashkësinë Islame, e duke publikuar thënie të ndryshme nga libri i shenjtë, Kur’Ani.
Urimet mes Bashkësisë Islame e përfaqësuese të Kishës Katolike janë të zakonshme, dhe një nga veprimet që vlerësohen si tejet pozitive që kontribuojnë në tolerancën ndër-fetare në Kosovë.