Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani: Ai luftoi për një Shqipëri të bashkuar, po shoh përçarje - NACIONALE

Bashkëshortja e heroit Agim Ramadani: Ai luftoi për një Shqipëri të bashkuar, po shoh përçarje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shukrije Ramadani, bashkëshortja heroit të luftës, Agim Ramadani, ka dhënë një intervistë në RTV Dukagjini, ku ka folur për 28 Nëntorin, datë që shënjon shumë ngjarje historike, përfshirë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Duke folur për këtë datë, Ramadani ka theksuar se bashkëshorti i tij, që ra heroikisht në betejën e Kosharës, ka luftuar për një Shqipëri të bashkuar.

“Agim Ramadani dhe gjithë heronjtë e kombit kanë luftuar për një Shqipëri të bashkuar. Mua më dhemb se tani pas 25 viteve po e shoh një përçarje më të madhe mes neve dhe Shqipërisë, më dhemb shumë. Ngaqë ëndërra jo vetëm e kësaj gjenerate, jo vetëm e kësaj lufte ishte bashkimi me Shqipërinë, ka qenë e shumë brezave të mëhershëm. Dhe ne sot ta shkelim këtë ëndërr duke menduar se nuk na vlen, kjo është e papranueshme për mua” – deklaroi thënë Shukrije Ramandani, transmeton RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme