Bashkëkryetarja e partisë 'Guxo' përfaqëson Kosovën në takimin ministror të Evropës Juglindore - NACIONALE

Bashkëkryetarja e partisë 'Guxo' përfaqëson Kosovën në takimin ministror të Evropës Juglindore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkëkryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, po përfaqëson Kosovën në takimin ministrot të Procesit të Bashkimit të Evropës Juglindore që po zhvillohte në Tiranë.

Kështu njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë për media.

MPJD i referohet Gërvallës si “ministre” ndonëse ajo është e betuar si deputete në Kuvendin e Kosovës; gjë që shprehimisht ndalohet me Kushtetutë të Kosovës.

“Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë takim tregon përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj bashkëpunimit rajonal dhe rrugës evropiane, si dhe mbështetjen për nisma që shtyejnë përpara paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e përbashkët në Evropën Juglindore”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme