"Bashkë gjithçka arrihet", flet Tahiri nga Asambleja e Këshillit të Evropës
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mirëpritur votimin e raportit të Bora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
"Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur.
Urime qytetarëve të Kosovës, faleminderit miqve të vendit tonë për mbështetje në këtë arritje historike.
Urime pafund, ta gëzojmë!", tha ai.