Basha: Ulja e buxhetit për Këshillin Kombëtar Shqiptar nga Serbia, masë tjetër e spastrimit etnik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ndaj ambasadorëve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, duke përmendur buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të ndarë nga Qeveria e Serbisë.
Sipas Bashës, Serbia duhet të rriste buxhetin e Këshillit për vitin 2024 për shkak të regjistrimit të popullsisë në vitin 2022.
“Serbia do duhej ta rriste buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar për vitin 2024 për shkak regjistrimit të popullsisë në vitin 2022!” – ka shkruar Basha.
Por sipas tij, Serbia e ka bërë të kundërtën, duke ulur buxhetin për shqiptarët atje, duke thënë se kjo është masë tjetër e sapatrimit etnik.
“Serbia e bën të kundërtën, e ul buxhetin për shqiptarë atje, masë tjetër e spastrimit etnik, shto këtu pasivizimin e adresave dhe diskriminimin e tyre në vendet e punës.” – ka thënë Basha.
Ai tutje është shprehur se duhet ta shohim QUINT-in nesër se a do t’i shkojë për vizitë Vuçiqit për të kërkuar anulim dhe ta shohim nesë BE-ja do ta sanksionoj Serinë për këto veprime fashiste dhe anti-evropiane.
“Ta shohim nëse Quinti nesër herët do të shkoj për vizitë te Vuciqi për me kërku anulimin e këtij vendimi diskriminues, dhe ta shohim nëse BE do ta 𝐬𝐚𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐨𝐣 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐧ë për këto veprime fashiste dhe anti-evropiane!” – ka përfunduar Basha.