Basha tregohet modest: Nuk më kanë bërë përshtypje pozitat - NACIONALE

Basha tregohet modest: Nuk më kanë bërë përshtypje pozitat

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është treguar modest.

Në intervistën e parë në cilësinë e kryeparlamentarit, ai ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk i kanë bërë përshtypje pozitat.

Basha është shprehur i gatshëm të jap dorëheqje nga ky post, nëse partnerët politik të VV-së për qeverinë “Kurti 3” e kërkojnë postin e të parit të Kuvendit.

Unë si kryetar kuvendi jam propozu nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj kam marrë votat e shumicës. Kjo për mua është nder, por nuk është që më kanë bërë përshtypje pozitat, por kjo është një përgjegjësi më e madhe. Për deklarimet e personave të ndryshëm unë nuk muj me i komentu, veç duhet me kuptu që unë si deputet ose si Dimal Bashë nuk dal me pengu çfarëdo marrëveshje apo synimi të tjerëve që shkon në dobi të Republikës”, ka thënë Basha në një intervistë për RTK-në.

Lajme të ngjashme