Basha siguron: Kurti është i betuar ta mbrojë territorin e Kosovës
Dimal Basha, deputet i VV-së, ka folur në lidhje me mundësinë e rikthimit të idesë së korrigjimit të kufijve.
Duke folur në Tëvë 1, Basha është treguar goxha i sigurt në lidhje me politikën e mundshme të kryeministrit Albin Kurti karshi kësaj ideje..
Sipas Bashës, Kurti është i betuar ta mbrojë territorin e Kosovës.
“Idetë e këqija njerëzve s’mundesh me ua hekë nga koka, por qytetarët e kësaj Republike dhe kryeministri Albin Kurti, është i betuar mbi ligjet dhe Kushtetutën e Republikës me mbrojt territorin e Kosovës. Po besoj që pjesa më e madhe e jona, besojmë që krejt territori i Republikës së Kosovës është i joni” – ka thënë Basha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.