Basha reagon për pagën minimale, thotë se me të zgjidhet veç një pjesë e problemit - NACIONALE

Basha reagon për pagën minimale, thotë se me të zgjidhet veç një pjesë e problemit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk ka deklaruar që rritja e pagës minimale e zgjidh problemin e ikjes së qytetarëve, por që synohet kjo rritje për shkak se pagat e ulëta janë aryseja pse ikin qytetarët.

Statusi i plote:

Sqarim:

Ka qarkullu një lajm i dhënë fillimisht nga Gazeta Blic, por që pas një komunikimi me gazetarin është korigju, mirëpo i njejti titull jo korrekt po vazhdon të qarkulloj në portale tjera.

Sa për korrektësi, une kam deklaru që

“Ne po synojmë edhe rritjen e pagës, për shkak se arsyja kryesore që ikin janë pagat e vogla, nuk duhet të harrojmë se në leximin e parë ka kaluar ligji për pagën minimale, aty përfshihen mbi 105 mijë qytetarë që marrin më pak se 250 euro neto dhe me pagën minimale zgjidhet ky problem…”

Pra në këtë sekuencë kam fol VETËM për Projektligjin pë Pagën Minimale që zgjidh një pjesë të problemit, por asnjëherë se ky Projektligj është zgjidhja. Për zgjidhjen kam fol në të njejtën intervistë kam cekë edhe masat e shumta që Qeveria Kurti po ndërrmerr që ta zbusin problemin e ikjes nga vendi!

Tani e gjeni titullin e korigjuar te Gazeta Blic!

Lajme të ngjashme