Basha në KiE: Me strategji të Moskës, Serbia po e kërcenin Kosovën - NACIONALE

Basha në KiE: Me strategji të Moskës, Serbia po e kërcenin Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Serbisë.

Në adresimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai ka thënë se Serbia po e kërcënon stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.

Lideri demokrat ka vlerësuar se shteti serb këto veprime po e bën duke u mbështetur nga Rusia.

“Sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë? Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës”, ka thënë Basha.

Gjithashtu, ai ka përmendur parregullsitë me procesin zgjedhor në Serbia.

“Një hetim ndërkombëtar i plotë në parregullësitë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardeve zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimit të ligjit, janë imperative. Pa zgjedhje demokratike dhe sundim të ligjit, nuk ka siguri, nuk ka stabilitet, nuk ka mirëqenie, as ëndërr europiane për popujt e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Basha./TCh/

Lajme të ngjashme