Basha me Kurtin te Ambasada e Belgjikës për Ditën e Mbretit, fotot e kryeparlamentarit me ‘pixels’ tepër të dobët - NACIONALE

Basha me Kurtin te Ambasada e Belgjikës për Ditën e Mbretit, fotot e kryeparlamentarit me ‘pixels’ tepër të dobët

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeparlamentari Dimal Basha, ka publikuar fotografi në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

Bashkë me kryeministrin në detyrë, Basha ishte aty por ajo që vërehet, janë fotografitë me rezolucion tejet të dobët të kryeparlamentarit.

“I nderuar që bashkë me Kryeministrin Kurti, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.

Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane.

Populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e madhe të Belgjikës gjatë viteve të vështira ’80 dhe ’90, miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, si shoqëri e si shtet jemi tejet mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën tonë evropiane.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shprehim urime të ngrohta popullit dhe institucioneve belge, si dhe Madhërisë së Tij Mbretit Philippe, në këtë ditë të rëndësishme të tyre kombëtare”, shkruan Basha.

Lajme të ngjashme