Basha i VV-së "e liron" Edi Ramën nga shqetësimi për Asociacionin - NACIONALE

Basha i VV-së "e liron" Edi Ramën nga shqetësimi për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kanë filluar reagimet e deputetëve e anëtarëve të Vetëvendosjes ndaj deklarimeve të kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, që tha se ka dërguar një draft-statut të Asociacionit në Gjermani dhe Francë.

Një reagim ka ardhë edhe nga deputeti i VV-së, Dimal Basha, i cili ka thënë se Rama është shqetësuar për mikun e tij (Aleksandar Vuçiq).

Basha e ka pyetur Ramën nëse ka dërguar statut për Asociacion për shqiptarët e Luginës.

Ndër të tjera, Basha ka kërkuar nga Rama që të mos shqetësohet për Kosovën, pasi tash sipas tij, “ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën”.

Reagimi i plotë i Bashës së VV-së:

Qenka shqetësu Kryeministri Edi Rama për shqetësimin e mikut të tij, e që është Asociacioni. Bile e paska marrë mundin me draftu një statut!

Z. Rama, a keni dërguar tek bashkësia ndërkombëtare ndonjë statut për ndonjë Asociacion për shqiptarët e Luginës?

I dashur Kryeministër Rama, e di që në të kaluarën politikanë tanë në Kosovë të kanë ngarkuar me shqetësime të ndryshme, mirëpo kanë ndërruar kohërat dhe personalisht të liroj nga ky shqetësim, sepse Kosova tani ka mjaft njerëz që kujdesen dhe shqetësohen për Kosovën.

Lajme të ngjashme