Baraliu ironizon me zgjedhjet e VV-së: Albini fiton bindshëm me 73.6 %, Glauku 4.7 %
Matematicienti, Bleron Baraliu, i cili është edhe njohës dhe hartues i sondazheve të rezultateve zgjedhore, ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook, rreth rezultatev të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje të cilat janë mbajtur sot.
Me tone ironike, Baraliu shkruan se si i ka gjasat Albini Kurti të rikonfirmohet si kryetar i këtij subjekti. Tekska “imagjinon” kudërkandidatët e Kurtit.
“E dheza modelin për me vleresu si i ka gjasat Albini me u zgjedh(sic) sërish Kryetar i VVsë. Po del që Albini fiton bindshem me 73.6%, pasura nga Visar Ymeri me 19.9%, Glauku me 4.7% dhe Liburni me 1.7%...”, ka shkruar Baraliu.