Banorët e “Kalabrisë” protestojnë pas ndërprerjes së punimeve për rrugën A
Banorët e lagjës “Kalabria” në Prishtinë, janë duke protestuar pas ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e rrugës “A”.
Gazetarja e Nacionales, Leonora Kolukaj, po qëndron në vendin e ngjarjes ku po ndjek për së afërmi zhvillimet.
Banorët po kërkojnë ndërtimin e rrugës, përmes parullave për hapjen e punimeve.

Ndërkohë, javën që lamë pas, Gjykata Komerciale mori vendim për pezullimin e këtij projekti.
Ky vendim, nuk u prit mirë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe zyrtarë të LDK-së, të cilët thanë se vendimi u mor nga Vlora Pacolli, motra e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.