Banorët e Bregut të Diellit në protestë për t'i mbrojtur parkingjet e tyre
“Prishtina Parking” ka shkaktuar shumë pakënaqësi prej që ka nisur së kryeri shërbime në Komunën e Prishtinës. Ndërkohë, së fundi ka edhe një protestë nga banorët e lagjes Bregu i Diellit.
Ata janë mbledhur sot në protestë për të mos lejuar që parkingjet të cilat i kanë shfrytëzuar tash e sa kohë t’i marrë “Prishtina Parking” siç ka bërë edhe pothuajse në të gjitha pjesët e kryeqytetit.
Efektivisht, kalimi nën menaxhimin e Prishtina Parking të këtyre parkingjeve do të nënkuptonte që edhe banorët do të duhej të paguanin për parkim.
Nuk dihet se çka do të ndodhë pas kësaj proteste. Në vend të ngjarjes janë parë edhe forca të Policisë së Kosovës.

