Banorët e Bregut të Diellit mbesin pa ujë të pijes - NACIONALE

Banorët e Bregut të Diellit mbesin pa ujë të pijes

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mijëra banorë të lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijes si pasojë e shpërthimit të një gypi.

Ekipet e KRU Prishtina tashmë janë në vendin e ngjarjes dhe po pritet ta sanojnë defektin.

“Para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit DN 80 mm në rrugën " Qamil Bala" në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes për të analizuar dhe sanuar defektin në atë linjë. Deri në skanimin e defektit pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: zona lindje, jugu dhe perëndimi i lagjes Bregu i Diellit”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme