Banka Qendrore publikon raportin: Norma e interesit të kredive për 6,1% në korrik - NACIONALE

Banka Qendrore publikon raportin: Norma e interesit të kredive për 6,1% në korrik

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Muajin e kaluar Banka Qendrore kishte paralajmëruar rritje të normës së interesit për kreditë bankare.

Kjo rritje tashme ka ndodhur, pasi që në raportin e fundit BQK-së, vërehet se mesatarja e normës së interesit në sektorin bankar ka shënuar rritje krahasuar me muajt e kaluar të këtij viti.

Kjo rritje nuk do të jetë vetëm për kreditë që merren nga ky muaj, por do t’i prek edhe kreditë të cilat janë tashmë në bankë.

Banka Qendrore në raportin e fundit të publikuar ka treguar se norma mesatare të interesit për muajin korrik është 6.1 për qind, derisa në maj ishte 5.9 për qind.

“Normat efektive të interesit, Norma në kredi 6.1%, për ekonomitë familjare 5.9% prej të cilave konsumuese 6.3%, prej të cilave hipotekare 4.8%. Për korporata jo financiare 6.2%, prej të cilave bujqësore 6.0%, prej të cilave industriale 6.3% prej të cilave shërbyese 6.1%”.

Banka Qendrore Evropiane, për herë të parë pas 11 vjetësh, ka vendosur t’i rrisë normat e interesit, në përpjekjeje për të kontrolluar rritjen e inflacionit në eurozonë.

Siç ka bërë të ditur ky institucion më 21 korrik, aktualisht janë rritur normat bazë të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind, ndërsa planifikohen edhe rritje të tjera gjatë vitit.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme.

Lajme të ngjashme