Banka e Serbisë e tepron: Ndalimi i dinarit në Kosovë e kërcënon ekzistencën e popullatës serbe
Nga sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, ku mes të tjerash parashihet edhe ndalimi i dinarit serb në territorin e Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Banka Kombëtare e Serbisë, e cila në një përgjigje për mediumin serb “Danas”, ka bërë disa deklarime të ashpra.
Më saktë, ajo ka pretenduar se ndalimi i dinarit e kërcënon drejtpërdrejt ekzistencën e serbëve në Kosovë.
“Lidhur me masat e fundit të njëanshme të Kosovës, të cilat kërcënojnë drejtpërdrejt ekzistencën e popullatës serbe, përmes parandalimit të hyrjes dhe përdorimit të dinarëve serb në Kosovë për transaksionet e pagesave me para në dorë, që praktikisht nënkupton pamundësinë e pagesës së pagave, pensioneve, përfitimeve sociale dhe të ardhurave të tjera për popullatën serbe në dinarë, Banka e Serbisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, duke marrë parasysh interesat e qytetarëve të Serbisë dhe pasojat që mund të ketë zbatimi i Rregullores në mbijetesën e serbëve” – tha institucioni.