Banka e Izraelit e ul parashikimin për rritje ekonomike për shkak të luftës me Iranin - NACIONALE

Banka e Izraelit e ul parashikimin për rritje ekonomike për shkak të luftës me Iranin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Banka e Izraelit ka vendosur që të mos e ndryshojë shkallën e interesit – 4,5 për qind – duke e cituar “pasigurinë e lartë vendore dhe globale”, ndërsa e ka ulur parashikimin për rritje ekonomike për këtë vit për shkak të ndikimit të luftës 12-ditore me Iranin.

“Aktiviteti ekonomik vazhdon të rimëkëmbet me ritëm mesatar, përballë një pasigurie të lartë vendore dhe globake” – tha në një deklaratë Banka e Izraelit.

“Pas Operacionit Luani në Ngritje (operacioni ushtarak kundër Iranit), premia e riskut e Izraelit ra në masë domethënëse, por ajo mbetet më e lartë sesa që ishte para masakrës së 7 tetorit të vitit 2023” – thuhet më tej, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Banka e Izraelit tani pret që ekonomia e vendit të rritet për 3,3 për qind në vitin 2025, më pak se parashikimi i mëparshëm për 3,5 për qind rritje. Megjithatë, parashikimin për rritje ekonomike për vitin e ardhshëm e rriti nga 4 për qind, sa e kishte dhënë më parë, në 4,6 për qind.

Lajme të ngjashme