"Banim të përballueshëm për 4 mijë familje”, LDK-ja ia rikthen Kurtit premtimin e madh që s'e realizoi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer një nga zotimet më të mëdha të kryeministrit Kurti si opozitar për “banim të përballueshëm për 4 mijë familjare” brenda mandatit të parë.
Kur na ndajnë vetëm 3 muaj nga zgjedhjet e ardhshme, qeveria Kurti ende nuk ka filluar zbatimin e këtij zotimi.
“Për qiftet e reja, gratë dhe familjare por edhe shërbyesit publik si arsimtarët, infermierët, policët, zjarrfikësit apo edhe administrata publike, vetëm gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4 mijë familje”, deklaronte Kurti në atë botë.