Ballkani nxjerr në shitje biletat për sfidën e kthimit ndaj Sivassporit - NACIONALE

Ballkani nxjerr në shitje biletat për sfidën e kthimit ndaj Sivassporit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit mes Ballkanit dhe Sivasspor. Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi therandas përmes një njoftimi zyrtar.

Tifozët e Ballkanit dhe ndjekësit e futbollit do të kenë mundësi që tani të pajisën me bileta për ndeshjen e kthimit kundër Sivassporit, e cila do të luhet të enjten e ardhshme, më 13 shtator, me fillim në ora 21:00 në "Fadil Vokrri".

Biletat kanë çmim të arsyeshëm nëse kemi parasysh nivelin e garës në të cilën po merr pjesë kampioni kosovar. Pra, çmimet varësisht prej sektorëve do të jenë kështu: në lindje 5 euro, në perëndim 10 euro, në jug dhe veri 10 euro. Ndërkaq ata që dëshirojnë që ndeshjen ta shohin nga sektori VIP atëherë do të duhen të paguajnë 40 Euro.

Po ashtu, klubi therandas ka njoftuar se biletat do të shiten online, në platformën "viva ticket".

Lajme të ngjashme