Ballkani nxjerr në shitje biletat kundër Slavia Prahës me çmime të volitshme
Ballkani ka njoftuar se ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri” të enjtën e ardhshme.
Edhe kësaj radhe klubi therandas është përkujdesur që biletat të jenë me çmime të arsyeshme.
Në sektorin e tribunave në veri dhe jug biletat do të kushtojnë vetëm 2 euro. Ndërsa në lindje dhe perëndim çmimet janë përcaktuar të jenë 5 euro.
Për ata që dëshirojnë të sigurojnë biletat VIP ato do të kushtojnë 40 euro.
Për të njoftuar për të gjitha detajet rreth organizimit të kësaj ndeshje, Ballkani ka lëshuar këtë komunikatë për publikun: