Ballazhi viziton Thaçin në Hagë: Plot shpresë e i bindur në fitoren e tij - NACIONALE

Ballazhi viziton Thaçin në Hagë: Plot shpresë e i bindur në fitoren e tij

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka qëndruar në Hagë.

Ai, aty ka takuar ish presidentin Hashim Thaçi.

Ballazhi tha se presidentin e gjeti të fortë e plotë shpresë, se do të triumfojë në këtë gjykim.

Postimi i plotë i Ballazhit:

Kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë sepse këta njerëz marrin vendime të guximshme në kohë të vështira.

I tillë është edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili edhe pse aq i ri në moshë, vetëm në vitet e 20’ta të jetës së tij, ai bëhet figurë kyqe si në organizime të lëvizjeve studentore e gjithëpopullore, edhe në themelimin e UÇK-së dhe çlirimit, e më pas deri në shpallje të Pavarësisë dhe në krijimin e standarteve jetësore në Kosovë.

Të fortë e të palëkundur, ashtu si në kohërat e luftës, e gjeta sot në vendin ku po mbahet padrejtësisht. Dhe ashtu siç ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e Kosovës gjatë luftës, të tillë e gjeta sot gjatë vizitës sime në Hagë, i cili ishte plot shpresë e i bindur në fitoren e tij ndaj gjykimit të padrejtë të Hagës, fitore kjo që do të jetë e gjithë Kosovës dhe shqiptarëve.

Krenar me ty, President!

Lajme të ngjashme